Vendosni fjalën kyçe....

Dështon protesta kundër Bregoviçit në Korçë


Ditën e sotme, në orën 11:00 qytetaret korçarë ishin ftuar per një protestë në qytetin e Korçës, kundër performancës së këngëtarit Goran Bregoviç në Festivalin e Korçës.

Protesta u thirr pasi disa këngëtarë, duke filluar nga Noizy, Dafina, Vesa Luma, Gold Ag e të tjerë janë shprehur kundër performancës së Goran Bregoviç në Korçë.

CNA.al ka mësuar se kërkesën në polici për zhvillimin e protestës e ka dorëzuar Kujtim Gjuzi.

Protesta ishte thirrur në orën 11:00, por, mesa duket qytetarët korçarë iu kanë dhënë një leksion të mirë atyre që kërkojnë që muzikën ta kthejnë në politikë, duke e bojkotuar. Megjithatë Gjuzi vetë ka qenë aty me një parrullë shkruar me gabime.