Vendosni fjalën kyçe....

Vajza e madhe e Dr.Dre është pa shtëpi dhe fle në makinë


 

Vajza e madhe e artistit të famshëm Dr.Dre rrëfen se është pa shtëpi, jeton në makinën e saj dhe se nuk ka marrë asnjë ndihmë nga babai edhe pse ia ka kërkuar.

LaTanya Young, 38 vjeç punon si shofere shpërndarje por ajo thotë për “Daily Mail” se nuk mundet të përballojë një apartament në Kaliforni, duke jetuar në një makinë marrë me qira.

Vajza e Dr.Dre, i cili mendohet se ka një pasuri prej 800 milion dollarësh është duke kaluar këtë situatë të vështirë, ndërsa babai i saj është urdhëruar t’i paguajë ish-bashkëshortes Nicole Young 300 mijë dollarë në muaj.

Vajza rrëfen se i ka kërkuar ndihmë financiare producentit të babait të saj dhe se nuk ka marrë asnjë ndihmë.

LaTanya është vajza e Dr. Dre dhe Lisa Johnson, 53 vjeç. Çifti u nda kur ajo ishte 5 vjec. Ajo nuk e ka parë babanë e saj, emri ligjor i të cilit është Andre Romelle Young për 18 vjet, madje nuk i ka as numrin e telefonit që të mund të komunikojë me të.

LaTayna, nëna e Tatiyana, 16 vjeç, Rhianas 13 vjeç dhe D’Andre 8 vjeç thotë se fëmijët i ka çuar në shtëpitë e miqve.