Vendosni fjalën kyçe....

Princi Andrew detyrohet të largohet nga Pallati Mbretëror


Princi Andrew është urdhëruar të zhvendoset nga zyrat e tij private në Pallatin Mbretëror, pas njoftimit që ai do të hiqte dorë zyrtarisht nga detyrat e tij zyrtare.

“Fox News” shkruan se mbretëresha Elizabeth, i dha Dukës së Jorkut letrat e largimit ndërsa ai vazhdon të përballet me kritikat lidhur me akuzat se ai kishte bërë seks me një vajzë të mitur.

Gjatë përpjekjes së tij për të mohuar akuzat në një intervistë për “BBC”, intervista rezultoi shkatërruese për të pasi ai vetëm arriti të mbronte miqësinë e gjatë që ka patur me Jeffrey Epstein.

Në intervistë duka 59-vjeçar u përpoq të krijojë një alibi për një udhëtim të rëndësishëm të tij në New York që është lidhur me skandalin e Epsteinit. Princi Andrew pretendoi se kishte qëndruar me ish-diplomatin Sir Thomas Harris, konsulli i përgjithshëm në New York në atë kohë.

Mirëpo disa deklarata të tij lidhur me akuzat e Virginia Roberts Giuffre u pritën me shumë kritika. Ai tha se vuante nga një gjendje mjekësore se nuk djersinte dot dhe për këtë deklaratat e akuzueses së tij janë të pavërteta. Po ashtu lidhur me fotografinë e tij me Giuffre, princi Andreë tha se nuk mund të vërtetohej origjinaliteti i fotografisë sepse ishte “fotografi e fotografisë së një fotografie”.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *