Vendosni fjalën kyçe....

Rama: S’mund të mbështesnim një deklaratë të BE-së që nuk pasqyronte sulmin e patolerueshëm ndaj policisë në veri të Kosovës


Kryeministri Rama sqaroi sot mosmbështetjen e Shqipërisë mbi deklaratën e BE-së për ngjarjet në Kosovë.

Ai tha se është hera e parë në 10 vite që Tirana nuk linjëzohet me Brukselin duke thënë se deklarata e BE-së duhej pasuar nga një e dytë që do pasqyronin ngjarjet e ditëve të fundit.

Kreu i qeverisë u dha gazetarëve se Shqipëria do mbështesë deklaratën e BE-së menjëherë sapo të dalë deklarata e kërkuar nga Tirana.

“Për herë të parë në 10 vitet e fundit, Shqipëria nuk u linjëzua me një deklaratë të plitikës së jahstme të BE. Ky fakt ka hshkaktuar një përshjellim të kuptueshëm kur ja kemi përcjellë Brukselit. Jemi përpjekur qysh pardje që deklarata të reflektonte edhe zhvillimet dramatike në ditët e fundit. Vrasjen e efektivit dhe shpalljen e zisë kombëtarë të serbëve që shkëmbyen zjarr me policët në veri. Miqtë në Bruksel na thanë se nuk ishte e mundur diçka e tillë, sepse deklarata në fakt që dhanë dje nga unioni pas takimit të dështuar të Vuçiç dhe Kurtit në Bruksel.

Ne thamë se s’kemi ndonjë rezervë me deklaratën në vetvete, por njëkohësisht kemi theksuar domosdoshmërinë, sipas nesh, që ndikimi i kësaj deklarate duhej të bëhej njëkohësisht apo të paktën të pasohej pa humbur kohë, nga një deklaratë e dytë mbi  zhvillimet e patolerueshme në veri të Kosovës. Na u tha se nuk është e mundur momentalisht dhe se deklarata kritike ndaj Kosovës e kishte marrë aprovimin e vendeve anëtare dhe pritej të linjëzohej edhe Shqipëria. Përgjigja jonë ishte negative dhe nuk u pëlqye. Qëndrimi im nuk ndryshon, jemi gati të linjëzohemi sapo të dalë deklarata që ne presim. Ky qëndrim ka të bëjë me çbalancimin total që deklarate e djeshme krijon në këto momente kaq dramatike, kur situata mund të përkeqësohet nga java në javë, dita ditë, apo në orë.” – tha Rama.