Vendosni fjalën kyçe....

Kishin përshtatur banesën me qira për përpunim kokaine dhe heroine, arrestohen të rinjtë në Durrës


Kishin përshtatur banesën me qira për përpunim kokaine dhe heroine, arrestohen të rinjtë në Durrës.

“U arrestuan në flagrancë shtetasit: K. Xh., 32 vjeç dhe E. V., 33 vjeç, i dënuar më parë për veprat penale “Moskallëzim krimi” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, të dy banues në Durrës.

Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kishin marë me qira një banesë në lagjen nr.8, Durrës dhe e kishin përshtatur atë për përpunimin dhe shpërndarjen e lëndëve narkotike.

Gjatë kontrollit në këtë banesë, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 1 armë zjarri tip “Beretta”, municion luftarak, 2 peshore elektronike, një sasi prej 73.940 lekësh të rinj dhe 49 euro vlerë monetare e përfituar nga shitja e lëndës narkotike, 408 gramë lëndë narkotike heroinë dhe 11.5 gramë lëndë narkotike kokainë, të cilën këta shtetas e përgatisnin në doza të vogla, gati për shitje në qytetin e Durrësit.”, njofton policia.