Vendosni fjalën kyçe....

Tomorri: Palaçollëku që i themi sistem bankar


Gazetari i ekonomisë Klodian Tomori ka reaguar në rrjetet sociale lidhur me sistemin bankar në Shqipëri dhe komisionet e shumta me të cilat tarifojnë klientët.

Tomorri thotë se vitet e fundit të gjitha bankat po zhvillojnë bashkërisht të njëjtën strategji me vendosjen e komisioneve për çdo lloj shërbimi që japin duke i ngjarë një arteli të mirëfilltë i cili është i bekuar edhe nga Banka e Shqipërisë.

“Palaçollëku që i themi sistem bankar

Vitet e fundit të gjitha bankat në Shqipëri po aplikojnë në unison një strategji; vendosjen e komisioneve për çdo veprim me cash-in. D.m.th. në Shqipëri ke komision kur depoziton para në bankë, komision kur tërheq rrogën nga banka, komision kur hyn tek dera e bankës. Është një çmenduri.

Unë dyshoj se ky është kartel i mirëfilltë me bekimin e Bankës së Shqipërisë, por përderisa nuk kam prova nuk e them dot. Nejse”-shkruan Tomorri.

Tomorri vijon më tej duke thënë se bankat shfrytëzojnë vendosjen e komisioneve me arsyetimin se duan që të përdoret më tepër sistemi online.

Por të njëjtat aplikojnë komisione edhe për pagesat me kartë online dhe banka rri edhe i vëzhgon.

Me tre prej bankave më të mëdha jam përplasur vetë, kur pas shkrimeve janë detyruar të tërhiqen nga komisionet, por vetëm përkohesisht për t’i vendosur prapë pas 6 muajsh apo një viti.

Atëherë mbaj mend kur angazhonin rrogëtarët dhe ekspertët e tyre që të bindnin njerëzit se unë e kisha gabim dhe se komisionet ishin gjë e mirë, pasi kështu do të nxitej bankingu online. Shfrytëzuan dhe pandeminë për ta ngjitur mirë këtë punë.

Tani se ca sistemesh online kanë këta po e shohin mirë njerëzit. Por sot dua të merrem me një palacollëk tjetër të madh. Blerjet me kartë.

Shqipëria është vendi i vetëm në botë ku për blerjet me kartë bankat mbajnë komision deri në 2 për qind nga klienti. Nuk ja mbajnë shitësit, por klientit të kartës. Pra sa herë që ti ble me kartë paguan 2 për qind taksë bankare mbi çmimin e mallit. Ndyrësirllëk i madh, që ndodh vetëm në Shqipëri.

Shikoni tani. Komision për mirëmbajtje llogarie. Komision për transferta. Komision po depozitove para. Komision po tërhoqe paratë cash se demek bankat duan të nxisin online-n ngaqë kanë bërë investime. Por komision edhe po bleve me kartë pa para cash.

Tani ça duhet të bëjë njeriu i shkrete se këta janë bërë taksidarë më të rrezikshëm se taksidaret e qeverisë. Ndërkohë Banka e Shqipërisë rri e vështron”.