Vendosni fjalën kyçe....

Ironia e Bardhit pas sherrit me Spahon: Për shkak të publicitetit, vilës i është ulur çmimi



Deputeti i PD-së, Gazment Bardhi ka reaguar pas sherrit që ndodhi sot në Kuvend, për shkak të deklaratave të tij për një vilë me vlerë 760 mijë euro të një kolegu të tij demokrat.

“E rëndësishme është që për shkak “të publicitetit” çmimi i vilës është ulur”– ironizon Bardhi.

Gjatë seancës së sotme plenare, Spaho iu afrua Bardhit duke e quajtur gënjeshtar për deklaratat e tij. Ndërsa Bardhi e quante atë “palaço”.

Ai zbuloi edhe në një prononcim për mediet se çfarë i kishte thënë Bardhit.

“Ka shpifur dje në një emision që vilën prej 760 mijë euro mund ta ketë një nga katër deputetët: Noka, Shehu, Spaho dhe Leskaj. I mbushi brekët dhe nuk pranonte që e ka thënë.

I thamë që je shpifës, gënjeshtar dhe legen që thotë që vila 760 mijë euro është e njërit nga katër deputetët Noka, Shehu, Spaho, Leskaj.”– tha Spaho pas debatit.