Vendosni fjalën kyçe....

PS merr mandatin e 5-të në Berat, socialistët e marrin Blendi Klosin në krahë: Sukses spektakolar (VIDEO)


Është mbyllur numërimi në Berat dhe Partia Socialiste ka arritur të sigurojë mandatin e pestë në qarkun e Beratit, ndërsa Partia Demokratike ka marrë vetëm dy mandate.

Ky lajm është pritur me ovacione nga mbështetësit e PS-së të cilët e kanë marrë në krahë drejtuesin politik të qarkut Blendi Klosin.

Gjatë fjalës së tij, Klosi e ka quajtur këtë një rezultat të jashtëzakonshëm këtë dhe theksoi se ishte një gjë që e kërkonin që nga viti 2009.

 “Është fantastik, është një rezultat spektakolar, një punë e madhe disa mujore dhe një punë e madhe për të bashkuar forcën e majtë me PS dhe ia arritëm që të merrnin mandatin e 5. Mandate të munguara në 2009, 2013 dhe nuk e arritëm në 2017, ndaj ishte dhe arsyeja që ne u vendosëm në këtë kufi dhe unë ndaj isha i pesti në listë.”– ka deklaruar Klosi në një prononcim për mediet.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *