Vendosni fjalën kyçe....

Me dy armë zjarri në makinë e municion luftarak, prangoset i riu në Kurbin


Arrestohet një i ri pasi u kap në flagrancë me dy armë zjarri e municion luftarak në makinë.

“Bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative, zhvilluan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Muzgu”, në kuadër të të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit: E. Gj.(I)., 28 vjeç, banues në fshatin Fushë Kuqe, Kurbin.

Pas informacioneve të siguruara në rrugë operative për një shtetas që lëvizte me armë zjarri në automjet, shërbimet e Policisë Kurbin kanë organizuar punën dhe në Fushë Kuqe, kanë bërë lokalizimin dhe ndalimin e mjetit tip “Benz”, me drejtues shtetasin E. Gj.

Gjatë kontrollit të ushtruar në automjet, shërbimet e Policisë gjetën 1 armë zjarri automatik, 1 armë zjarri pistoletë dhe municion luftarak, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, bashkë me automjetin.”, jep detaje policia.