Vendosni fjalën kyçe....

Shtohen vatrat e zjarrit, marrin flakë pyjet e Fushë Arrëzit


Një tjetër vatër zjarri është ndezur në vend. Këtë herë në veri të vendit një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë pyjet e Fushë Arrëzit.

Mësohet se zjarri është në një sipërfaqe pyjore me pisha pranë rrugës së Krrabit. Zjarri është shfaqur në orët e mbrëmjes, ndërsa dyshohet të jetë i qëllimshëm.

Shërbimet zjarrfikëse të Fushë Arrëzit kanë mbërritur pranë vatrës së zjarrit dhe po punojnë për shuarjen e flakëve. Raportohet se flakët janë përhapur në një sipërfaqe të konsiderueshme me pyje pishe.