Vendosni fjalën kyçe....

“Gjendja e ushtarit është e qëndrueshme”-Peleshi viziton efektivin në spital


Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi, ka vizituar në spital efektivin e ushtrisë , Edlir Goxhaj i cili u asfiksua gjatë përpjekjeve për të shuar flakët.

Peleshi thotë se gjendja e ushtarit është e qëndrueshme dhe do vijojë nën monitorimin e mjekëve të spitalit të Gjirokastrës.

Gjendja e Edlir Goxhaj është e qëndrueshme, vazhdon të jetë nën monitorimin e mjekëve të spitalit të Gjirokastrës.

Mirënjohje për punën heroike të çdo efektivi të Forcave të Armatosura që nuk po kursen asgjë përballë egërsisë së flakëve.

Shërim të shpejtë Edlir!”-shkruan Peleshi.