Vendosni fjalën kyçe....

Osmani takim me Berger: Gjermania mbështet liberalizimin e vizave për Kosovën


Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka zhvilluar një takim ditën e mërkurë me sekretarin e Shtetit në Ministrinë e Jashtme të Gjermanisë, Miguel Berger.

Presidentja Osmani theksoi se prioritet për Republikën e Kosovës duhet të jetë zbardhja e fatit të të zhdukurve me dhunë si dhe përmbyllja e procesit me njohje reciproke.

Sipas njoftimit të Presidencës, Gjermania është në favor të liberalizimit të vizave për shtetasit e Kosovës.

Nga ana tjetër, z. Berger i ka shprehur ngushëllime Presidentes Osmani për tragjedinë e së dielës në Kroaci. Ai e ka vlerësuar pozitive qasjen e institucioneve të Republikës së Kosovës për të garantuar zhvillim ekonomik dhe përafrim të Kosovës me BE-në. Sipas tij, Gjermania është në favor të liberalizimit të vizave për shtetasit e Kosovës. Ai, gjithashtu ka deklaruar se Gjermania do të vazhdojë të përkrahë Republikën e Kosovës në fusha të ndryshme dhe se janë të gatshëm për thellim të mëtutjeshëm të bashkëpunimin bilateral mes dy shteteve”-thuhet në njoftim.