Vendosni fjalën kyçe....

Bie zjarr në pyjet e Darëzezës, flakët deri në 30 metra të larta


Zona e pyllëzuar në Darëzezë të Fierit  është përfshirë nga flakët. Mësohet se flakët kanë arritur deri në 30 metra lartësi duke kanë përfshirë një sipërfaqe të konsiderueshme, të mbjellë me pisha.

Qindra mijëra hektarë po digjen ndërsa rrezikohen edhe lokale dhe biznese të tjera që ndodhen pranë vatrës së zjarrit.

Forcat zjarrfikëse të Fierit ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për shuarjen e flakëve por kanë kërkuar ndihmë dhe nga qytetet e tjera që ndodhen afër si Roskoveci, Ballshi dhe Lushnja.

Ende nuk dihen shkaqet e zjarrit.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *