Vendosni fjalën kyçe....

Garat e notit, 20 vjeçarja australiane thyen rekordin olimpik


Olimpiada e Tokios vijon të dhurojë emocione me garat e shumta, ku më të mirët e botës janë në kërkim të arit.

Australiania Ariarne Titmus vazhdon paraqitjen e saj të jashtëzakonshme në këto lojëra. 20-vjeçarja fitoi medaljen e artë në garën e 200 metrave not stil i lirë për femra.

Titmus theu rekordin olimpik me kohën e saj 1 minutë, 53 sekonda e 50 të qindtat, ndërsa rivalja e saj, Katie Ledecky, përfundoi e pesta. 20-vjeçarja mposhti sportistet nga Hong Kongu Siobhan Bernadette Haughey, me kanadezen Penny Oleksiak që përfundoi e treta.