Vendosni fjalën kyçe....

Plagosi me thikë 49-vjecarin në Elbasan, arrestohet autori i dyshuar


Një 34 vjeçar është arrestuar në Elbasan pasi akuzohet se ka plagosur me thikë një 49-vjeçar.

Ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme në lagjen ‘Emin Matraxhiu’ ku personi me iniciale G.V. akuzohet se ka qëlluar me thikë personin me iniciale A.K. i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

Në Librazhd një person është rrëzuar me motoçikletën. 37-vjeçari me iniciale F.M. ka humbur drejtimin  e saj dhe është rrëzuar por nuk ka dëmtime serioze.

Njoftimi

“Plagosi me mjet prerës një shtetas, gjatë një konflikti për motive të dobëta, kapet dhe arrestohet autori i dyshuar i ngjarjes. Më datë 26.07.2021, Policia ka marrë njoftim se në lagjen “Emin Matraxhiu”, gjatë një konflikti për motive të dobëta, shtetasi G. V., 34 vjeç, kishte plagosur me mjet prerës (thikë), shtetasin A. K., 49 vjeç, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Shërbimet e Policisë, falë vlerësimit në kohë të informacionit, shkuan menjëherë në vendin e ngjarjes, ku bënë të mundur kapjen dhe shoqërimin në Komisariat të autorit të dyshuar të ngjarjes. Në përfundim të veprimeve, shtetasi G. V., 34 vjeç, u arrestua në flagrancë për veprën penale “Vrasje me dashje” e mbetur në tentativë. Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme.”

Njoftimi

“Më datë 26.07.2021, rreth orës 22:15, në fshatin Rrajcë, Librazhd, shtetasi F. M., 37 vjeç, duke drejtuar motoçikletën ka humbur kontrollin dhe për pasojë është dëmtuar. Aktualisht ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e shkakut të aksidentit.”