Vendosni fjalën kyçe....

Arusha me këlyshë u afrohet kamionëve në kërkim të ushqimit, shoferët e habitur u bien borive për t’i trembur (Video)


Një video mahnitëse e një familjeje arinjsh që u afrohen makinave në një rrugë në Lindjen e Largët të Rusisë është bërë virale pasi një shofer filmoi kafshët e rrezikshme që u afroheshin automjeteve në një përpjekje të dukshme për t’iu lutur njerëzve për ushqim.

Siç shihet në pamjet, të filmuara në fillim të këtij muaji, por të publikuara të dielën, një arushë bashkë me këlyshët e saj iu afrohen pa frikë automjeteve.

Ngjarja ndodhi në një autostradë në rajonin Amur, afër kufirit të Rusisë me Kinën. Rruga ku u shfaqën kafshët është e veshur në të dy anët me një pyll të gjerë. Në video, shoferët mund të dëgjohen duke u rënë borive të kamionëve në përpjekje për të trembur arinjtë.

Rajoni i Amurit është i njohur faunën e pasur. Përveç arinjve, pyjet janë gjithashtu shtëpia e ujqërve mongolë, leopardëve amur si dhe tigrit të famshëm siberian. Kafshët në video duket të jenë arinj të zi aziatikë, një specie e rrezikuar.