Vendosni fjalën kyçe....

FBI zbulon “komplotin e ISIS” për të vrarë George W. Bush


Një shtetas irakian që jeton në SHBA është akuzuar për përfshirjen në një skemë për të vrarë ish-presidentin George W. Bush. Ai akuzohet se kishte planifikuar të ndihmonte anëtarët e grupit terrorist të Shtetit Islamik (IS, dikur ISIS) të hynin në vend dhe të vrisnin ish-presidentin.

Task-forca për terrorizmin në FBI arrestoi të martën Shihab Ahmed Shihab Shihab, 52 vjeç, për “ndihmë dhe nxitje të një komploti për të vrarë ish-Presidentin e Shteteve të Bashkuara George W. Bush”, mes akuzave të tjera, sipas Departamentit të Drejtësisë të SHBA, shkruan RT.

Shihab dyshohet se udhëtoi në Dallas, Teksas në fillim të këtij viti për të vëzhguar shtëpinë e Bushit dhe pranoi dhjetëra mijëra dollarë në fund të vitit 2021 për të ndihmuar në kontrabandimin e anëtarëve të IS në vend përmes kufirit jugor.

Irakieni mbërriti në SHBA në vitin 2020 me një vizë vizitori të marrë me ndihmën e “një kontraktori të korruptuar irakiano-amerikan në ambasadën amerikane”, pretendoi FBI dhe punoi në një sërë vendesh pune në Ohio dhe Indiana në atë kohë.

Shihab u paraqit në gjykatën federale më vonë të martën, dhe përveç akuzave të lidhura me nxitjen e tentativës për vrasje për një ish-zyrtar amerikan – që mbart një dënim deri në 20 vjet burg – ai është akuzuar gjithashtu për përpjekje për të sjellë ilegalisht një individ në vend, gjë që mund të rezultojë në një dënim 10-vjeçar.