Vendosni fjalën kyçe....

Mbërrijnë mbi 67 mijë doza të vaksinës Pfizer në Rinas, numri shkon në mbi 1.6 milion


Mbrëmjen e sotme kanë mbërritur edhe 67 mijë e 860 doza të vaksinës Pfizer.

Deri më tani sasia e vaksinave të mbërritura në Shqipëri ka shkuar në 1 milionë e 679 mijë e 410 të llojeve Astra Zeneca, Coronavac, dhe Sputnik.

Vaksinat e mbërritura ditën e sotme janë si pjesë e financimit të qeverisë përmes Covax, si dhe me mbështetjen e BE-së.

Deri më tani janë kryer 1 milionë e 148 mijë e 910 vaksina.

67,860 doza të vaksinës Pfizer sapo kanë mbërritur në Aeroportin “Nënë Tereza”, duke e çuar në 1,679,410 sasinë e vaksinave anticovid të mbërritura në vend

Kjo sasi e vaksinave Pfizer u sigurua nga financimi i qeverisë shqiptare përmes instrumentit Covax, nga kontrata direkte me kompaninë si dhe nga mbështetja e Bashkimit Europian

Vijojmë çdo ditë pa u ndalur me vaksinimin masiv në të gjithë vendin. Deri tani janë kryer 1,148,910 vaksinime”-shkruan Rama.