Vendosni fjalën kyçe....

Shefi surprizon punonjësit me 10 milion dollarë shpërblim në festën e fundvitit (FOTOT)


Punonjësit e një firme të pasurive të patundshme me qendër në Baltimore kanë kaluar një mbrëmje ëndrrash para festave fundvitit, të organizuar nga shefi i tyre.

Edward St. John, themeluesi i “Shën John Properties”, i befasoi 198 punonjësit e kompanisë duke iu dhuruar një bonus prej 10 milion dollarësh gjatë festës së organizuar më 7 dhjetori.

Punonjësit hapën zarfat e tyre në të njëjtën kohë ku secili gjeti nga një bonus të veçantë, që tek disa arrinte deri në 270,000 dollarë.

“Mbaj mend që hapa zarfin, pashë numrin, purpulita sytë disa herë sepse mendova se shikimi më ishte turbulluar dhe pastaj përqafova kolegët e mi“, tha Melissa Alleman, administratorja e pagave, citon ABC News.

“Unë u ndjeva sikur më në fund po jetoj filmin tim të Hallmark“- shtoi Alleman, e cila ka punuar për kompaninë për 19 vjet.

Bonusi prej 10 milion dollarësh u nda mes punonjësve bazuar në vitet e tyre të shërbimit, kështu që një mekanik që kishte qenë me kompaninë për 39 vjet mori në shtëpi pak më shumë sesa Larry Maykrantz, presidenti i kompanisë që ka punuar atje për 38 vjet.

Bonusi më i vogël ishte 100 dollarë, që iu dha një punonjësi që filloi punën të hënën pas festës, sipas Maykrantz.

Maykrantz ishte një nga katër punonjësit e vetëm në të gjithë kompaninë që e dinte për surprizën.

Edward St. John, themeluesi dhe pronari i Shën John Properties


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *