Vendosni fjalën kyçe....

Dëshmia e ish-truprojës së Britney Spears: Babai i jepte ilaçe të forta dhe e kontrollonte pa pushim


Ish-truproja i Britney Spears ka bërë deklarata shumë të forta, që tregojnë se deri ku arrinte kujdestaria e babait të saj Jamie Spears.

Fernando Flores ka deklaruar se këngëtares i jepnin ilaçe të fuqishme me recetë çdo javë, duke e lënë atë të fliste për “universet paralele”.

Flores i cili është një ish-polic ka ndihmuar në sigurimin e këngëtares në vitin 2010. Ai i tha tabloidit britanik “The Sun” në një intervistë se një grua do të mbërrinte në shtëpinë e Spears çdo të Premte me ilaçe ndërsa ai ishte në punë.

“Unë do t’i shpjegoja Britney-t se çfarë ishte gjithçka. Tre ilaçe anti-psikotike dhe pilula të kontrollit të lindjes.”- tha Flores. Sipas tij, pasi pinte këto pilula, këngëtarja nga një gjendje e mirë do të fillonte të fliste për “universe paralele”.

Truproja gjithashtu ka zbuluar se Jamie Spears ishte shumë kontrollues dhe telefonin e të bijës e monitoronin, ai vizitorëve do t’u kontrolloheshin çantat dhe ajo do të qante pasi babai e urdhëronte vazhdimisht.

“Jamie telefononte tre ose katër herë në ditë për të kontrolluar se çfarë po ndodhte.”- shtoi ish-truproja i sigurisë. Sa i përket këngëtares, si thotë se “ajo i kalonte ditët e saj duke parë TV, ose duke punuar.”

Po ashtu ai ka treguar se sa herë që Britney ndihej keq, do të dëgjonte këngën e James Brown: “It’s A Man’s World.”