Vendosni fjalën kyçe....

Sot Kurban Bajrami, besimtarët mbushin plot sheshin Skënderbej (FOTO)


Dita e sotme është dita më e shenjtë për besimtarët myslimanë, të cilët kremtojnë Kurban Bajramin.

Në Tiranë ceremonia nisi herët në mëngjes, ku qindra besimtarë myslimanë falën namazin në Sheshin Skënderbej dhe dhjetëra të tjerë festojnë dhe kryejnë faljet në çdo qytet të vendit. Kjo ndryshe nga një vit më parë, kur qytetarët ishin të kufizuar ta bënin këtë për shkak të pandemisë që kishte goditur vendin tonë dhe gjithë botën.

Vitin e kaluar besimtarët i kryen ritet e tyre nëpër xhami, duke respektuar distancën sociale dhe jo në Shesh.

Në këtë ceremoni, si zakonisht kreu i Komunitetit Mysliman, Bujar Spahiu mbajti një fjalim ku kërkoi më shumë harmoni mes njerëzve. Ai u bëri thirrje besimtarëve që Kurbanin e tyre ta ndanin me njerëzit në nevojë.

“Jemi një botë e globalizuar dhe kërkon sa më shumë për të përballuar sfidat.  Këtë festë ta përjetojmë sa më mirë, të vizitojnë njëri tjerin dhe të shpërndajmë sa më shumë dashuri. Të gjithë kryefamiljarët myslimanë që kanë mundësi të presin kurban, t’ja shpërndajnë atyre që kanë nevojë.”– tha Spahiu.