Vendosni fjalën kyçe....

U kap me armë pa leje, arrestohet biznesmeni Isuf Isufi në Shkodër


Është arrestuar mbrëmjen e kaluar nga Policia e Shkodrës biznesmenin Isuf Isufi. Sikurse bën me dije “Report TV”, arrestimi i tij u bë gjatë një kontrolli të befasishëm të Policisë së këtij qyteti, ku iu gjet një pistoletë pa leje.

Isuf Isufi është një nga biznesmenët më të njohur në Shkodër, pasi disa vite më parë ka qenë edhe zv/president i klubit të Vllaznisë.

Ai është vëllai i Hasan Isufit, i cili në prill të vitit 2020, plagosi një person pas një konflikti për pronën.