Vendosni fjalën kyçe....

Rama shkon në Vjenë: Vizioni Shqipëria 2030 synon hapjen e universiteteve shqiptare ndaj atyre evropiane


Kryeministri Edi Rama ka qenë sot në Vjenë për një vizitë zyrtare ku ka njoftuar hapjen e dialogut me Universitetin e mirënjohur austriak BOKU në mbështetje të drejtpërdrejtë të Universitetit Bujqësor të Tiranës.

Kryeministri Rama u takua me përfaqësues të universitetit BOKU, ku shprehu synimet për lidhjen e një partnershipi strategjik, në kuadër të një prej programeve prioritare të Vizionit Shqipëria2030, që synon hapjen e universiteteve tona ndaj universiteteve prestigjoze evropiane, deri në njësimin e diplomave.

Rama tha se ka ëndërr j është të kemi universitetin tuaj në shërbim të universitetit të Shqipëri.

Arsyeja se pse erdha unë këtu dhe po i jap një rëndësi të veçantë programit të ri të qeverisë që do të jetë një prej përparësive të mandatit tjetër që nis në shtator. Dhe kjo ka të bëjë me përpjekje për të krijuar sinergji mes universiteteve evropiane dhe atyre shqiptare. Erdha vetë për t’u siguruar që përmes pranisë time do të kuptoni se sa e rëndësishme është kjo. Do të thoja që ëndrra jonë është të kemi universitetin tuaj në shërbim të universitetit të Shqipëri”-u shpreh Rama.

Ai ka falënderuar shtetin austriak për mbështetjen e vazhdueshme ndër vite ndaj Shqipërisë pavarësisht se kush ka qenë në qeverisje.

Ju e dini se sa rëndësi i kushton Austria Ballkanit prej shekujsh edhe gjatë tranzicionit të ndërtimit të një shteti demokratik. Qeveria austriake pavarësisht nga ngjyra e koalicionit që udhëheq vendin nuk është lëkundur në vullnetin e saj për të mbështetur Shqipërinë”- shtoi ai.