Vendosni fjalën kyçe....

Debatet/ Ina Zhupa paralajmëron anëtarin e kryesisë së PD-së në Sarandë për foltoren e Berishës: Suksese në jetë


Deputetja e PD-së ka paralajmëruar anëtarin e kryesisë së PD-së në Sarandë, Spiro Vaso, lidhur me njoftimin e tij për foltoren e Berishës në qytet të premten, ka zbardhur në mënyrë ekskluzive Syri.

Debatet kanë ndodhur në grupin e WhatsApp-it, ku Vaso e Zhupa janë pjesë duke qenë se kjo e fundit është zgjedhur deputete në këtë qark.

Ndërsa Vaso bën njoftimin për foltoren e Berishës duke ftuar anëtarët e grupit për pjesëmarrje, Zhupa i shkruan: “Suksese në jetë!”

Po kështu deputetja demokrate shkruan më tej se Vaso ka kohë që të ndërrojë mendje deri në vitin 2025, kur do mbahen zgjedhjet për kreun e PD-së.

VINI RE: Ky material është pronësi intelektuale e Syri