Vendosni fjalën kyçe....

Aksident në Rrugën e Kombit, humbet jetën një person


Një aksident  ka ndodhur në Rrugën e Kombit pasditen e sotme.

Nga aksidenti raportohet se ka humbur jetën drejtuesi i mjeti.

Aksidenti ka ndodhur në afërsi të Rubikut, në aksin rrugor Rubik-Rrëshen.

Një mjet Land Rover është përplasur me një autobus.

Rreth orës 17:22, në aksin rrugor Rubik-Rreshen, mjeti autobus është përplasur me mjetin tip “Land Rover” me targa italiane, ku si pasojë ka gjetur vdekjen drejtuesi i mjetit ende i paidentifikuar.  Drejtuesi i mjetit autobus po shoqërohet në Komisariatin e Policisë Mirditë, për veprime të mëtejshme.  Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes“- njofton policia.