Vendosni fjalën kyçe....

Trump publikon videon 46 minutëshe: Ky është ndoshta fjalimi më i rëndësishëm që kam mbajtur ndonjëherë


Presidenti amerikan, Donald Trump ka publikuar një video ku mban një fjalim 46 minutësh, gjatë të cilit përsërit akuzat për mashtrim në zgjedhje.

Trump tha se ky “mund të jetë fjalimi më i rëndësishëm që kam bërë ndonjëherë”. Fjalimi u mbajt në Sallën Diplomatike të Shtëpisë së Bardhë, shkruan New York Times.

 Presidenti aktual amerikan edhe një herë refuzoi të pranonte humbjen pothuajse një muaj pas Ditës së Zgjedhjeve, duke përsëritur një listë të gjatë akuzash ndaj demokratëve.

Ai thotë se Gjykata Supreme duhet të përmbysë rezultatin.

“Nëse nuk e çrrënjosim mashtrimin e jashtëzakonshëm dhe të tmerrshëm që është bërë, atëherë nuk kemi më një vend.”– tha Trump.

Twitter nuk vonoi dhe shumë shpejt e etiketoi postimin si “të diskutueshëm”. Facebook gjithashtu shtoi një shënim se Joe Biden i cili mori gati 81 milion vota dhe 306 vota elektorale, është fituesi i parashikuar i zgjedhjeve.

Në fund të videos, Trump e përshkroi veten si mbrojtës të sistemit zgjedhor të Amerikës, duke thënë se atij i ishte thënë se arritja e vetme më e rëndësishme e presidencës së tij do të ishte mbrojtja e integritetit të sistemit të votimit.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *