Vendosni fjalën kyçe....

Stuhia “Ciaran”/ Ndalohet dalja në det e varkave dhe anijeve të peshkimit


Nisur nga situata e rënduar e kushteve atmosferike që ka përfshirë vendin tonë, si paosjë e stuhisë “Ciaran”, Drejtoria e Përgjithshme Detare ka njoftuar masat e marra për lundrimin në det.

“Në bazë të parashikimit për situatën hidrometeorologjike të përkeqësuar në Republikën e Shqipërisë gjatë datave 05.11.2023 duke filluar nga ora 06:00 datë 05.11.2023 era do jetë me drejtimin Jug-Jug-Lindje, forca e detit deri 6-8 bft, shpejtësia e erës do jetë 15-30 m/s, dhe lartësi dallge deri 2-3m.

Si rezultat i kushteve të përkeqësuara të motit Drejtoria e Përgjithshme Detare ka marrë masat e më poshtme:

1.ËSHTË NDALUAR DHËNIA E LEJE – NISJES GJATË DATËS 05.11.2023 DUKE FILLUAR NGA ORA 06:00 PËR TË GJITHA MJETET E VOGLA LUNDRUESE, ANIJEVE TË PESHKIMIT.

2. JANË NJOFTUAR MJETET E VOGLA LUNDRUESE DHE ANIJET E PESHKIMIT QË TË KENË NË KONSIDERATË KUSHTET E PARASHIKUARA TË PËRKEQËSUARA DHE MARRJEN E MASAVE PËR SIGURIMIN E TYRE.

3.Anijet e transportit ndërkombëtar detar do të vazhdojnë të operojnë normalisht sipas destinacioneve.

Përmirësimi i situatës hidrometeorologjike të përkeqësuar për mjetet e vogla lundruese dhe të peshkimit do të jetë mbas orës 22:00 datë 05.11.2023”,- thuhet në njoftim.