Vendosni fjalën kyçe....

“Pusho në ferr bashkë me karrierën tënde të vdekur”  – Liberalët në SHBA sulmojnë aktorin Mel Gibson pse përshëndeti Donald  Trump-in


Një video që tregon aktorin dhe kineastin Mel Gibson duke ngritur dorën në një gjest përshëndetje ndërsa ish-presidenti Donald Trump mbërriti në një ndeshje UFC ka ngjallur polemika në internet, me një pjesë të personave që janë të zemëruar për shenjën e dukshme të respektit të aktorit karshi ish-presidentit.

Postuar për herë të parë në TikTok të hënën, pamjet tregojnë Trump ndërsa ai hyri në një mjedis në Las Vegas për ndeshjet UFC 264 gjatë fundjavës, me Gibson që shihet shkurtimisht duke e përshëndetur atë në sfond.

Sjellja e Gibson shpejt nxiti kritika në mediat sociale, pasi shumë komentues thanë se karriera e Gibson ishte edhe më herët e përfunduar ndërsa pas pamjeve të fundit ata janë të bindur se ajo ka për të ndodhur.

Gibson ka lënë më herët të kuptohet se anon nga konservatorët dhe nuk i fsheh besimet e tij të forta fetare, edhe pse ka shprehur kritikta lidhur me planin e atëhershëm të Trump për të ndërtuar një mur me Meksikën.