Vendosni fjalën kyçe....

Rama në konferencë me Varhelyin: Detyrat s’i bëjmë se i do BE-ja, po s’e kemi detyrim ndaj fëmijëve tanë e brezave të ardhshëm


Kryeministri Rama ka kërkuar në konferencën e përbashkët me Komisionerin për Zgjerim Varhelyi se karta e gjelbër dixhitale duhet të njihet në të gjithë BE-nëm në mënyrë që qytetarët  Ballkanit Perëndimor të mund të lëvizin lirisht.

“Ne siç e dini brenda rajonit, por edhe me Hungarinë në mënyrë bilaterale kemi rënë dakord për lëvizjen e lirë në periudhën post-pandemie pa detyrime ekstra, teste e historira të tjera. Sot të gjitha vendet i kanë paraqitur KE-së dhe BE-së kërkesën që karta e gjelbër dixhitale e qytetarit të një vendi të rajonit tonë, në aspektin tonë në aspektin e sigurisë shëndetësore të njihet në gjithë BE dhe edhe ne të lëvizim lirisht në BE.” – tha Rama.

Më tej kreu i qeverisë tha se Tirana zyrtare duhet t’i bëjë detyrat e saj plotësisht pasi ato i kërkojnë fëmijët e brezat e ardhshëm të Shqipërisë, jo sepse i kërkon Brukseli duke shtuar se shteti duhet modernizuar.

“Për sa më takon, përgjigjja ime mbetet ajo që ka qenë. Ne, e para, ka rëndësi që detyrat tona t’i bëjmë plotësisht, sepse nuk i bëjmë se na i kërkon Brukseli, Berlini, Parisi apo Haga, por sepse na i kërkon detyrimi ndaj fëmijëve tanë dhe brezave të ardhshëm. Detyrat e shtëpisë të integrimit evropian janë rruga për të modernizuar shtetin tonë. Janë rruga për ta bërë Shqipërinë evropiane në sistemin e saj të drejtësisë, të institucioneve, të mirëqeverisjes, të shërbimeve ndaj qytetarëve, në sistemin e saj të përgjithshëm demokratik. Këshilli Evropian ka pasur arsyet e veta, që nuk kanë lidhje fare me ne, dhe kjo gjë ka marrë kohën e vet. Sot, fatmirësisht, nuk ka kontestim për detyrat tona, as nga Komisioni dhe as nga shtetet anëtare.” – shtoi Rama.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *