Vendosni fjalën kyçe....

Rama: Sot mbërritën në Rinas 340 mijë doza Coronavac, sasia më e madhe


Kryeministri Edi Rama ka dhënë një tjetër lajm për mbërritjen e një sasie të re të vaksinave për mbrojtjen nga Covid-19 në vendin tonë.

Në një postim në rrjetet sociale, Rama shprehet se këtë të enjte kanë mbërritur 340 mijë doza të vaksinës kineze Coronavac, sasia kjo më e madhe e mbërritur njëherësh në vendin tonë.

Sipas kryeministrit, numri i vaksinave të mbërritura në vendin tonë deri më tani është 1,578,790.

“MIRËMËNGJES,
dhe me lajmin e mirë të mbërritjes pak minuta më parë të 340,000 dozave të vaksinës Coronavac në Aeroportin “Nënë Tereza”, sasia më e madhe e mbërritur njëherësh, që e çon në 1,578,790 numrin e vaksinave të mbërritura deri tani
🇦🇱, ju uroj të gjithëve një ditë të mbarë.

#ShqipëriaBuzëqesh”- shkruan kryeministri Rama.