Vendosni fjalën kyçe....

Tifozët anglezë s’e pranojnë dot humbjen, rrahin italianët jashtë stadiumit të Wembley-t (VIDEO)


Humbja ndaj italianëve në “Euro 2020” nuk qe e lehtë për anglezët, pasi e pësuan disfatën në fushën e tyre në Wembley.

Tifozët anglezë nuk mundën ta përtypnin dot humbjen dhe sulmuan tifozët italianë jashtë stadiumit. Tifozët anglezë jo vetëm që i goditën italianët, por pati shumë abuzime dhe sulme raciste ndërsa i shkelën me këmbë edhe flamurin kombëtar.

Videot nga ky moment i rëndë janë bërë virale në rrjet dhe në njërën prej tyre shihet një tifoz anglez që pështyn mbi flamurin Italian.

Përkrahësit anglezë kishtin qenë të rreshtuar jashtë stadiumit të Wembley-t duke shpresuar se skuadra e tyre do të fitonte dhe do të kishte një festë të madhe, por kjo nuk ndodhi.

Në fillim të ndeshjes, Anglia filloi një ëndërr kur Luke Shaw gjeti rrjetën në minutën e dytë të lojës. Dukej sikur kjo skuadër do fitonte, por italianët që e dominuan zotërimin e topit në gjithë lojën, gjetën golin e barazimit në minutën e 67-të kur Leonardo Bonucci shënoi.

Por në penallti, Italia ishte lehtësisht skuadra më e mirë pasi Anglia humbi tre prej tyre dhe të kaltrit fituan.