Vendosni fjalën kyçe....

Parashikimi i saktë i mjekut shqiptar për fitoren e Italisë që para një viti (POSTIMI)


Mbrëmjen e kaluar italianët çuan trofeun e kampionatit europian në shtëpi, por duket që kjo mbrëmje ishte parashikuar që në Mars të vitit 2020. Jo nga ndonjë parashikues apo astrolog i huaj me famë, por nga mjeku i nderuar shqiptar Kastriot Boriçi.

Mjeku kirurg okulist në vitin 2020, në kohën kur diskutohej për fatin e kampionatit europian parashikoi fituesin e mbrëmjes finale. Ai thoshte se ndërsa nuk kishte siguri nëse kampionati do të shtyhej, një gjë ishte e sigurtë, fitorja e Italisë. Ai shprehte dhe preferencën e tij për skuadrën angeleze, me të cilën ishte tifoz që në moshën 5-vjeçare, dhe ishte pikërisht kjo skuadër që më 11 korrik 2021 u përball me Italinë në mbrëmjen finale.

 “Euro 2020 do zhvillohet në gjithë kontinentin për herë të parë, ndoshta do shtyhet, ndoshta është shtyrë që tani,

Njëri nga grupet (Grup A) është në Olimpiko di Roma,

Një gjë dihet, kampionja e re e Europës do jetë Italia, ka nevojë ai komb për një trofe të tillë dhe sipas çdo gjëje që marr unë vesh apo që s’marr vesh, me siguri Italia do dali kampione dhe gjithë kampinati do jetë një “shoë” për të rënët nga Covid 19, nuk do harrohen as mjekët, me siguri do ketë ndonjë ndeshje ku ndonjë ekip (italian përshembull) do luajë me bluza të bardha, apo ndonjë grup tifozësh, apo ndonjë himn apo përkujtimore, etc,

Me aq sa marr vesh unë, s’është momenti por po e bëj këtë status për ta bërë “share” përsëri ku ti vijë koha,

Ps.

1- Nuk jam tifoz me Italinë, jam me Anglinë që pesë vjeç,

2- disa do ikin nga kjo botë, disa do ngelen me të gjallët, s’do dimë nëse shpëtuan ata që nglelën apo ata që nga kjo botë ndahen.”- shkruante mjeku okulist më 22 Mars 2020.

Një parashikim më të saktë nuk do ta kishim gjetur gjëkundi tjetër, përveç pjesës së dedikimeve për mjekët që mesa duket nuk pati aq shumë sa do kishte dashur doktori.

Me siguri në raste të tjera duke nisur nga sot do i hedhim sytë njëherë nga Facebook-u doktorit, nëse do kemi nevojë për një parashikim.

Kastriot Boriçi

Postimi i Dr. Boriçit