Vendosni fjalën kyçe....

I vihet tritol banesës së drejtorit të sigurimeve shoqërore në Krujë


I vihet gjatë natës tritoli një banesë në Fushë-Krujë. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e kaluar rreth orës 23:25 në fshatin Halil, në banesën e drejtorit të sigurimeve shoqërore në Krujë dhe ish-drejtorit të Aluzinit.

Sikurse bën me dije policia, Alfred Voga ka gjetur një pako të vogël në ambientet e jashtme të banesës së tij, ku brenda saj kishte lëndë të dyshuar plasëse.

“Më datë 11.07.2021, rreth orës 23:25, në fshatin Halil, Fushë Krujë, në ambientin e jashtëm të banesës, shtetasi A.V., ka konstatuar një pako të vogël ku brenda saj kishte lëndë të dyshuar plasëse.”- njofton policia.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punohet për sqarimin dhe dokumentin e rrethanave të këtij rasti, identifikimin dhe kapjen e autorit. Paraprakisht ngjarja po shikohet si kërcënim ndaj Vogës, për shkak të detyrës së tij si drejtor i sigurimeve shoqërore.