Vendosni fjalën kyçe....

Pas 53 vitesh kupa e Europës mbërrin në Romë – Pritja që iu bë ekipit italian (VIDEO)


Pas 53 vitesh pritje tashmë trofeu i “EURO 2020” është në Romë. Trajneri Roberto Mancini dhe kapiteni Chielini ishin të parët që zbritën shkallët e avionit dhe dolën me trofeun në duar.

Pritja që iu bë ekipit të kombëtares italiane ishte madhështore. Më qindra tifozë kishin dalë në rrugë për t’i bërë një pritje të ngrohtë ekipit duke e shoqëruar deri në hyrje të hotelit në Romë, ku lojtarët janë akomoduar përpara se të nisin edhe ceremonitë zyrtare për të festuar si duhet këtë trofe.

Gjatë kësaj kohe, lojtarët italianë kanë publikuar çaste gazmore, emocionuese gjatë rrugës së kthimit për në shtëpi.