Vendosni fjalën kyçe....

Kapen babë e bir në Fier, u gjendet në shtëpi kanabis


Babë e bir janë arrestuar në Fier pasi akuzohen për kultivim e shitje droge.

Në pranga kanë rënë 60-vjeçari Ylli Shurdha e 34-vjeçari Miken Shurdha.

Gjatë kontrollit në banesën e tyre në fshatin Kuman të Roskovecit policia gjeti 2.3 kg lënë narkotike kanabis dhe fidanë të dyshuar kanabisi.

Njoftimi

“Fier

Finalizohet një tjetër operacion për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve.

Operacioni policor i koduar “Kuman”, i zhvilluar nga Komisariati i Policisë Fier, Sektori për Hetimin e Narkotikëve në DVP Fier dhe Forca e Posacme “Shqiponja”. Sekuestrohen lëndë narkotike cannabis sativa dhe fidanë narkotikë. Vihen në pranga 2 shtetas. Në vijim të punës për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike dhe goditjeve kundër aktivitetit kriminal në fushën e prodhimit dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë policore, strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Fier bënë të mundur finalizimin me sukses të operacionit policor të koduar “Kuman”.

Në kuadër të këtij operacioni, u arrestuan në flagrancë shtetasit Ylli Shurdha, 60 vjeç dhe Miken Shurdha, 34 vjeç (babë e bir), banues në Kuman, Roskovec. Arrestimi i këtyre shtetasve u bë pasi gjatë kontrollit të ushtruar në territorin e banesës së tyre, iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 2.3 kg lëndë narkotike cannabis sativa dhe fidanë të dyshuar cannabis sativa. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Kultivimi i bimëve narkotike”.