Vendosni fjalën kyçe....

“Postet më të rëndësishme të qeverisë së re britanike nuk do drejtohen nga të bardhët” – The Times


Liz Truss, që pritet të pasojë Boris Johnson si lidere e konservatorëve dhe kryeministre e re po përgatitet të emërojë kabinetin e parë në histori, në të cilin asnjë nga postet e rëndësishme të shtetit nuk do të mbahet nga një i bardhë, shkruan The Times.

Edhe pse Truss, 47 vjeç, nuk do e mësojë zyrtarisht nëse do jetë kryeministrja e re e Britanisë deri pas pak orësh, epërsia e saj komanduese në sondazh do të thotë se ajo dhe ndihmësit e saj kanë kaluar javë duke diskutuar për përbërjen e kabinetit të saj.

Këasi Këarteng, Ministri i Biznesit, me siguri do të jetë Ministër Financash. Djali i emigrantëve ganezë, i shkolluar në Eton, 47-vjeçari Këarteng, e mori punën e tij të parë në kabinet vetëm në janar të vitit të kaluar, por ka qenë një aleat i ngushtë i Truss që kur ata hynë së bashku në House of Commons në 2010.

Truss ka të ngjarë të emërojë James Cleverly si Ministër të Jashtëm ndërsa Suella Braverman pritet të jetë Ministre e Brendshme.