Vendosni fjalën kyçe....

Pamjet spektakolare të shpërthimit të vullkanit në Indonezi – Video


Vullkani më aktiv i Indonezisë, Mount Merapi, shpërtheu të premten duke prodhuar një re hiri që u ngrit deri në 5 kilometra në ajër.

Komunitetet pranë vullkanit u këshilluan të qëndrojnë të qetë, të vazhdojnë aktivitetet si zakonisht, por të mos i afrohen majës së Merapit brenda një rrezeje prej tre kilometrash.

Videot e dëshmitarëve okularë nga skena tregojnë një re të madhe hiri mbi rrethinat e vullkanit.

Shpërthimi zgjati shtatë minuta dhe prodhoi materiale piroklastike që udhëtuan dy kilometra në jug-juglindje, ndërsa hiri ra deri në 20 km larg kraterit.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *