Vendosni fjalën kyçe....

Shembja e ndërtesës në Florida, rritet në 86 numri i viktimave, ende mbi 50 të humbur


Ekipet e kërkim-shpëtimit kanë gjetur më shumë viktima nën rrënojat e pallatit që u shemb më 24 qershor në Surfside, Florida. Sikurse shkruan BBC, tetëdhjetë e gjashtë persona janë konfirmuar të vdekur dhe 54 të tjerë ende raportohen të zhdukur.

Kërkimi për viktimat ka qenë i ngadaltë. Më shumë se dy javë pas shembjes përpjekja për gjetjen e të zhdukurve vazhdon, megjithëse tani pa shpresën se dikush do të gjendet i gjallë.

Mes personave që ende mungojnë janë gjyshër, të rinj, një mësuese e dashur si dhe të afërm të Zonjës së Parë të Paraguait.

Motra e zonjës së parë të Paraguait, Silvana López Moreira, u konfirmua e vdekur të enjten.

Eshtrat e Sophia López Moreira, burrit të saj Luis Pettengill dhe fëmijës së tyre më të vogël janë gjetur, por dy nga fëmijët e tyre mbeten të zhdukur. Dadoja e fëmijëve të tyre, Leidy Luna Villalba, është ende e listuar si e zhdukur. Ajo sapo kishte mbërritur në Miami të mërkurën – pak orë para se ndërtesa të shembej. Ishte hera e saj e parë që udhëtonte jashtë Paraguait.

Zonja e parë ka udhëtuar në Florida për të qenë me familjen e saj mes kërkimeve të vazhdueshme.