Vendosni fjalën kyçe....

Messi fiton më në fund trofeun e parë me Argjentinën


Lionel Messi i dha fund pritjes së tij për të marrë një titull të parë të madh ndërkombëtar pasi Argjentina mundi Brazilin në finalen e Kupës së Amerikës, në stadiumin Maracana të Rios.

Pavarësisht se është një nga lojtarët më të mirë të gjitha kohërave dhe që ka fituar më shumë trofe – 10 tituj të La Ligas, katër Liga të Kampionëve dhe gjashtë Topa të Artë – mbi karrierën e Messit kishin mbetur pikëpyetjet pasi nuk kishte arritur asnjëherë të fitonte me Argjentinën edhe pse kishte luajtur në 4 Kampionate Botërore dhe 6 Kampionate të Amerikës.

Messi ra në tokë nga gëzimi pasi bilbili lajmëroi përfundimin e ndeshjes dhe shokët iu hodhën sipër të të festuar dhe më pas e morën në krahë.

Messi u shpall lojtari më i mirë i turneut me katër gola të shënuar, megjithatë duhet pranuar se golin e vetëm të ndeshjes e shënoi Angel Di Maria në minutën e 22 të pjesës së parë.

Brazili tentoi që ta barazonte rezultatin nga minuta e 23’ e deri në fund të takimit, por nuk ia arriti qëllimit.