Vendosni fjalën kyçe....

Projekti “Citizens Channel” nën sulm kibernetik pas hulumtimeve për kullat


 

Media “Citizens Channel” është gjendur sërish nën sulmet kibernetike ndaj faqes së saj.

Në një reagim të bërë nga redaksia e kësaj media, thuhet se faqja e saj po përballet me një sulm të organizuar kibernetik, pasi pas heqjes së qindra postimeve nga rrjeti social Facebook, media është sulmuar edhe në web-in e saj.

 

Postimi:

“Citizens Channel po përballet me një sulm të organizuar kibernetik. Pas heqjes së qindra postimeve nga “Facebook” dy ditët e shkuara, sot edhe webi jonë ndodhet nën sulm. Ne po punojmë për t’i rikthyer të gjitha materialet e zhdukura padrejtësisht dhe i sigurojmë të gjithë ndjekësit tanë që këto tentativa për të na censuruar dhe intimiduar jo vetëm nuk na trembin, përkundrazi na motivojnë për vijuar punën tonë në shërbim të së vërtetës dhe interesit publik. Ekipi i Citizens Channel i falenderon të gjithë qytetarët dhe partnerët për solidaritetin dhe mbështetjen që kanë treguar. Mbështetja juaj na e shton përgjegjësinë për t’u rikthyer më të fortë.

Redaksia e Citizens Channel”

Citizens Channel është një nismë e gazetarisë e mbeshtetur nga shtete të huaja dhe projekte të ambasadave.

Para se të niste agresioni ndaj kësaj mediane në rrjete sociale, kjo media ka publikuar disa hulumtime që kishin në fokus aspektet negative të biznesit të kullave në kryeqytet, biznes i cili ka njohur shpërthim në dekadën e fundit./Hashtag.al