Vendosni fjalën kyçe....

Mbi 2 mijë e 700 të infektuar dhe 16 të vdekur brenda ditës në Gjermani


Të dhëna të frikshme vijnë nga Gjermania. Reuters shkruan se numri i rasteve të konfirmuara me virusin Covid-19 në Gjermani është rritur me 2.705 brenda 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e përgjithshëm të të infektuarve në këtë shtet në 16.662.

Të dhënat u publikuan këtë të shtunë nga Instituti Robert Koch për sëmundjet infektive. Të premten ishin regjistruar 31 viktima, por brenda ditës janë regjistruar 16 të tjerë, çka do të thotë se numri total i të vdekurve nga koronavirusi në Gjermani është rritur në 47.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *