Vendosni fjalën kyçe....

Marshim kundër homofobisë në Barcelonë pasi një homoseksual rrihet për vdekje (Video)


Qindra njerëz marshuan nëpër rrugët e Barcelonës të premten në mbrëmje në një nga disa ngjarje të planifikuara për fundjavën për nder të Samuel Luiz, një homoseksual spanjoll i cili u rrah për vdekje javën e kaluar.

Protesta në kryeqytetin e Katalonjës u organizua nga disa grupe vendase pro-LGBT. Policia vendosi të lejojë pjesëmarrjen deri në 500 persona, megjithatë organizatorët thanë se deri në 2,500 persona u bashkuan me marshimin, i cili filloi në 5 pasdite me kohën vendase e zgjati për disa orë.

Aktivistët tundën flamuj të ndryshëm LGBT e mbanin banderola me parulla që denonconin homofobinë.

Protesta ishte një nga disa të tilla që ishte planifikuar në Spanjë këtë fundjavë në kujtim të Luiz. 24-vjeçari u rrah brutalisht për vdekje javën e kaluar në qytetin veriperëndimor të Coruna në komunitetin autonom Galicia.