Vendosni fjalën kyçe....

Qindra mijëra po vdesin nga uria në Gaza, shefi i ndihmës i OKB-së


Lufta e Izraelit në Gaza ka sjellë urinë me një “shpejtësi kaq të jashtëzakonshme”, tha shefi i ndihmës emergjente të Kombeve të Bashkuara për CNN, teksa paralajmëroi se qindra mijëra palestinezë po vdesin nga uria në enklavën e rrethuar.

“Shumica e madhe e 400,000 banorëve të Gazës të karakterizuar nga agjencitë e OKB-së si të rrezikuar nga uria janë tashmë të uritur, jo thjesht të rrezikuar”, tha për CNN Martin Griffiths, nënsekretari i përgjithshëm i OKB-së për Çështjet Humanitare dhe Ndihmat Emergjente.

“Ka qenë një aspekt i jashtëzakonshëm dhe krejtësisht i padëshiruar i luftës së Gazës,” tha ai.

Ndihma ka rrjedhur ngadalë në Gaza nga dy pika kufitare në jug, por agjencitë kanë paralajmëruar se është vetëm një pjesë e asaj që nevojitet.

Javën e kaluar, Zyra e OKB-së për Koordinimin e Çështjeve Humanitare tha se Izraeli kishte mohuar furnizimet jetike që të hynin në Gazën veriore. Por Izraeli ka akuzuar agjencinë e OKB-së për refugjatët palestinezë se nuk ka bërë mjaftueshëm.