Vendosni fjalën kyçe....

Orban i prerë: Aktivistët LGBT+ nuk do lejohen t’u afrohen shkollave, BE-së s’ka ç’i duhet çfarë u mësojmë ne fëmijëve tanë


Kryeministri i Hungarisë Viktor Orban deklaroi të enjten se vendi i tij do të ndalonte aktivistët LGBT + nga shkollat ​​sipas një ligji të ri që kufizon promovimin e homoseksualitetit, pavarësisht presionit nga Bashkimi Europian për të hequr ligjin.

Në një postim të shpërndarë në faqen e tij zyrtare në Facebook, Orban iu përgjigj vendimit të Komisionit Evropian për të hapur një hetim në vend mbi legjislacionin që ndalon promovimin e homoseksualitetit brenda shkollave.

“Parlamenti Evropian dhe Komisioni Evropian duan që ne të lejojmë aktivistë dhe organizata LGBTQ të futen në kopshte dhe shkolla. Hungaria nuk e dëshiron atë.” – tha Orban, duke shprehur qëndrimin e tij lidhur me ligjin e miratuar pak ditë më parë.

Orban ka qenë i qartë se qeveria e tij nuk do të diktohet nga BE për këtë çështje, duke deklaruar se ‘burokratët e Brukselit nuk kanë asnjë punë me atë që çfarë Hungaria u mëson fëmijëve të saj’.

Komentet vijnë pasi presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen i tha vendit se duhet të shfuqizojë ligjin ose të përballet me veprim nga Bashkimi Evropian.

Nëse Hungaria vazhdon të kundërshtojë kërkesat e BE-së, Komisioni mund të hapë një çështje ligjore kundër Hungarisë ose të kërkojë të kufizojë ose ngrijë fondet Evropiane të përcaktuara për shtetin anëtar.

Hungaria është përballur me kritika ndërkombëtare për ligjin, kundërshtarët e të cilit pretendojnë se ai lidh padrejtësisht çështjet e pedofilisë dhe LGBT +. Të enjten, grupet e të drejtave të njeriut mbajtën një protestë jashtë ndërtesës së parlamentit të Hungarisë, me Amnesty International që deklaroi se legjislacioni synon ‘të fshijë njerëzit LGBTQI nga sfera publike’.

Përgatiti për Hashtag.al, Klodian Manjani.