Vendosni fjalën kyçe....

Meta për zgjedhjet në FSHF: Dënoj çdo ndërhyrje të politikës, procesi duhet të jetë transparent


Në prononcimin e tij për mediet pas homazheve te shtatorja e Ismail Qemalit, në bulevardin Dëshmorët e Kombit, presidenti Ilir Meta foli edhe për zhvillimet e fundit në FSHF.

Gjatë fjalës së tij, presidenti u shpreh se zgjedhjet për këtë institucion duhet të jenë transparente dhe se dënon çdo ndërhyrje të politikës.

“Është për të ardhur keq politizohet skajshmën edhe futbolli, nuk është hera e parë që kemi përpjekje të ethshme e brutale për të ndërhyrë në zgjedhje që duhet të jenë të qeta e transparentë të këtij institucioni. Edhe pse nuk merremi me futboll të gjithë e ndjekim atë në familjet shqiptare.

Dënoj çdo ndërhyrje të politikës, që synon shantazhimin ndaj atyre që duhet të zgjedhin bazuar mbi programet e kandidatëve, dhe kurrësesi nën presion.”- u shpreh Meta.