Vendosni fjalën kyçe....

Arrestohen 12 shoferë, pezullohen 43 patenta e vihen 2481 gjoba


12 drejtues mjetesh janë arrestuar në mbarë vendin. 7 prej janë tyre janë ndaluar pasi nuk kanë pasur leje drejtimi ndërsa 5 pasi janë kapur duke ngarë mjetin në gjendje të dehur.

Gjatë kontrolleve të Policisë Rrugore janë pezulluar 43 leje drejtimi, 33 prej të cilave për shpejtësi mbi normat e lejuara e 10 për drejtim mjeti në gjendje të dehur apo nën ndikimin e alkoolit.

Gjithashtu, janë ndëshkuar me masë administrative 2481 drejtues mjetesh, për shkelje të Kodit Rrugor që përbëjnë rrezik potencial për përfshirje në ngjarje rrugore, konkretisht për parakalime të gabuara, shpejtësi mbi normat e lejuara, përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjetit, mosrespektim të semaforit, mospërdorim të kaskës mbrojtëse dhe mosvendosje të rripit të sigurimit, si dhe për mosrregullim shpejtësie dhe manovra të rrezikshme në rrugë.