Vendosni fjalën kyçe....

Kuvendi miraton emërimin e Armela Krasniqit në krye të AMA-s


Përkundër thirrjeve të mbasadorit të BE-së në Tiranë e zytës së OSBE/ODIHR-it, Kuvendi ka miratuar emërimin e Armela Krasniqit në krye të Autoritetit të Mediave Audiovizive.

Në garë kanë qenë Alket Dibra e Armela Krasniqi.

Më herët Partia Demokratike denoncoi emërimin e Krasniqit në krye të AMA-s. Sipas selisë blu, vendimi po merret nga një parlament i paligjshëm në ditën e fundit të kësaj legjislature.

PD thekson se një vendim i tillë është rrezik për lirinë e medias e demokracinë në vend duke qenë se vë nën kontrollin e Ramës edhe AMA-n.

Ditën e djeshme, Reporterët ka Kufij i kërkuan Brukselit që të kërkojë garanci nga qeveria shqiptare e parlamenti shqiptar për sa i përket kërcënimit ndaj gazetarëve teksa Kuvendi nuk ka hequr ende nga axhenda miratimin e ligjit anti-shpifje.

Po kështu Reporterët pa Kufij bënë thirrje për zgjedhjen e kreut të AMA-s nga parlamenti i ri nëpërmjet këshillimit të gjerë mes palëve politike.