Vendosni fjalën kyçe....

Martin Henze shijon pushimet në hotelin luksoz në Dhërmi megjithatë është i shqetësuar për  situatën ekonomike e politike


Martin Henze, një nga personazhet pranë PD-së, po shijon pushimet në Shqipëri.

Ai shkruan në profilin e tij në Linkedin se ndodhet në Dhërmi, ku e gjitha i duket mbrësëlënëse, duke përfshirë natyrën e holetin me standarde ndërombëtare.

Henze thekson se jugu i Shqipërisë është një alternativë e mirë për të pushuar. Në fund megjithatë si pohon se situata ekonomike e politike është problematike ndërsa shumë shqiptarë emigrojnë.

“Mbresëlënëse, tani jam në Shqipërinë e Jugut, Dhërmi, natyrë, hoteli ka standard ndërkombëtar, perfekt për evropianët, një alternativë e vërtetë për Italinë, shqiptarët mbresëlënës, miqësorë, shqiptarët janë evropianë. Vetëm situata ekonomike / politike është problematike, shumë shqiptarë emigrojnë, ata mungojnë.” – shkruan Henze.

I njohur për kritikat e tij ndaj qeverisë shqiptare e oligarkëve të vendit, Henze, po shijon pushimet në një hotel në jug të vendit ku mesa duket luksi nuk mungon, por gjithsesi situata politike e ekonomike në vend i duket problematike.