Vendosni fjalën kyçe....

Rrëzohet avioni në Filipine, 50 ushtarakë të vdekur dhe dhjetëra të plagosur


Pesëdhjetë njerëz kanë humbur jetën dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur pasi një aeroplan ushtarak u rrëzua në Filipine.

Siç shkruan BBC, në bordin e avionit ndodheshin 96 persona, kryesisht ushtarakë. Ushtarët ishin dërguar si përforcime për të luftuar militantët islamikë siç ishte grupi Abu Sayyaf.

Ministria e Mbrojtjes deklaroi se të vdekurit janë kryesisht personel ushtarak, por tre civilë në tokë u vranë gjithashtu.

Fillimisht u renditën si të zhdukur pesë persona, por tani të gjithë udhëtarët në bord janë llogaritur.

Një zëdhënës nga Forcat e Armatosura të Filipineve i tha faqes së lajmeve ABS-CBN se ata po kërkonin regjistruesin e të dhënave të fluturimit për të zbuluar pse saktësisht aeroplani mund të ishte rrëzuar.

Gjeneralmajor Edgard Arevalo tha se nuk kishte asnjë shenjë të ndonjë sulmi në aeroplan.

Një deklaratë nga forcat ushtarake rajonale, Task Forca e Përbashkët Sulu, tha se “një numër ushtarësh u panë duke kërcyer nga avioni përpara se të rrëzohej në tokë, duke shpëtuar nga shpërthimi i shkaktuar nga rrëzimi”.

Asnjë detaj se si ata arritën të dilnin nga aeroplani apo gjendja e tyre nuk u dha. Shumë nga personat që ishin në bord kishin përfunduar vetëm së fundmi trajnimin bazë ushtarak.

Ky avion, më parë kishte qenë në shërbim me Forcën Ajrore të SHBA-ve dhe në janar i ishte dorëzuar Filipineve.