Vendosni fjalën kyçe....

E prezantoi gabimisht Timo Werner-in si portier të Gjermanisë, videoja e gazetares bëhet virale


Një gazetare pa prezantuar gabimisht sulmuesin Timo Werner, si portier.  Sulmuesi 25-vjeçar kaloi të dielën pasdite duke parë garën më të fundit të Formula 1 në Austri.

Gazetarja e “Sky Sport”, Natalie Pinhkhman e mori në intervistë futbollistin duke thënë: “Unë kam këtu Timo Werner. Portier i Chelsea dhe i Gjermanisë. Si jeni?”

Werner me mirësjellje e injoron gabimin e gazetares dhe vazhdon me intervistën e tij duke thënë: “Unë jam mirë, faleminderit!”

Më pas videoja e këtij momenti u bë virale në rrjet. Reporterja Natalie Pinkham me shaka shkroi në “Twitter” se Werner i kishte konfirmuar asaj se kishte ndërruar pozicion, nga sulmues në portier.